
Edicioni i pestë i Tirana Triathlon
Tirana Triathlon pas suksesit në katër edicionet e para, rikthehet më datë 11 Qershor 2023, në Farkë. Triathlon është një sport, që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
Kjo garë argëtuese por në të njëjtën kohë edhe sfiduese, organizohet për të katërtin vit rradhazi në qytetin e Tiranës. Itinerari në harmoni me natyrën fantastike të liqenit të Farkës, do të përshkrojë distancat prej 750 m not, 20 km, biçikletë dhe 5 km vrap, të zhvilluara njëra pas tjetrës nga i njëjti garues.
Projekti “Tirana Triathlon” ka për qëllim të promovojë disiplina të ndryshme sportive, aktivitete fizike, masivizimin e eventeve outdoor, si dhe promovimin e atraksioneve turistike.
Kjo garë jo vetëm që bashkon në konkurim sportistë të ndryshëm, por jep mundësinë e promovimit të zonës së Farkës e cila mbart në vetvete vlera turistike si: Liqeni i Farkës, shtigjet, dhe kulinarinë e zonës. Ky event sportiv synon të kthehet në një traditë për kryeqytetin, i cili më vonë do të përkthehet në shtimin e numrit të garuesve dhe vizitorëve nga brënda dhe jashtë vendit
Kohëzgjatja
Projekti Tirana Triathlon do të zhvillohet më datë 11 Qershor 2023 pranë Liqenit të Farkës. Starti, finishi i garë ashtu si dhe zona e tranzicionit nga njëra disiplinë në tjetrën do të jenë të vendosura pranë Parkut Helen, Farkë.
Këtë edicion Tirana Triathlon vjen me dy gara:
- Sprint Distance Individual
Në këtë garë i njëjti garues duhet të përshkruaj 3 disiplina njera pas tjetrës 0.75km not, 20km bicikletë dhe 5 km.
Starti i kësaj gare do të jetë në orën 09:00
- Sprint Distance Relay
Në këtë garë konkurentevë i jepet mundësia të regjistrohen si një skuadër e përbëre prej 3 personash. Secili garues do të përshkruaj një disiplinë.
Garuesi i parë do të filloj garën me distancën 0.75 km not, i cili do t’i dorëzoj stafeten garuesit të dytë i cili do të përshkruaj 20km bicikletë dhe garuesi i tretë do të përfundojë garën duke përshkruar 5 km vrap.
Starti i kesaj gare garës do të jetë në orën 9:30.
Rregjistrimet
Për të marrë pjesë si konkurent në Tirana Triathlon, fillimisht duhet të kësh mbushur moshën 18 vjeç ditën e garës. Regjistrimet për secilën kategori mund të behen online në faqen zyrtare të Tirana Triathlon www.tiranatriathlon.com.
Informacion për tërheqjen e numrave garues
Shpërndarja e numrave garues do të bëhet në datë 10 Qershor duke filluar nga ora 9:00-18:00. Tërheqja e numrave garues do të bëhet vetem pranë çadrës së regjistrimeve pranë Parkut Helen, Farkë.