loader image

Rregullore

COVID-19

Për shkak të situatës së papërshtatshme
shkaktuar nga Covid-19 Tirana Triathlon
do të shtyhet në një datë të pacaktuar
Faleminderit për mirëkuptimin

Ju lutemi, sigurohuni të lexoni me vëmendje rregulloren, pasi në rast se një pjesëmarrës rregjistrohet për një nga garat e maratonës në kundershtim me përmbushjen e kritereve të rregullores së eventit, ky rregjistrim mund të rezultojë i pavlefshëm.

1-Informacion për ditën e garës

Starti i garës individuale do të bëhet ne orën 09:00 dhe në orën 09:30 do të pasohet nga gara Sprint Relay. Për mbarvatjen sa më të sigurtë të garës të gjitha rrugët do të bllokohen në orën 8:30. Të gjithë garuesit të cilët duan të vijnë me mjetet e tyre, parkimi tek parku Helen është i hapur deri në orën 08:30.  

Të gjitha informacionet e nevojshme do të përcillen edhe njëher ditën e garës në orën 08:45 përmes një Race Briefing. 

3- Regjistrimi dhe çështjet organizative
  • Tirana Triathlon 2022, do të mbahet ditën e dielë, datë 12 Qershor 2022, ora 09:00
  • Distancat dhe itinerari do të jenë të paraqitura edhe grafikisht në stendat e ngritura nga organizatorët, si edhe në web, në faqen zyrtare të Tirana Triathlon www.tiranatriathlon.com
  • Të gjithë personat mund të regjistrohen në faqen zyrtare online të Tirana Triathlon, www.tiranatriathlon.com, në seksionin regjistrohu.
  • Në rast të shtyrjes së eventit për shkak të forcave madhore, që e bëjnë realizimin e eventit të pamundur për arsye organizative, organizatorët rezervojnë të drejtën për të ndryshuar datën, orën dhe vendin e mbajtjes së eventit, duke njoftuar pjesëmarrësit përmes mediave të komunikimit masiv.
  • Në rast ndërprerjeje apo anullim të eventit për shkak të forcave madhore, të paktën tridhjetë e pesë (35) minuta pas fillimit të garës, ky i fundit konsiderohet i ezauruar dhe nuk përsëritet
  • Në rast kur një person ka përfunduar regjistrimin e tij me sukses, këtij individi nuk i lind e drejta për ta tjetërsuar regjistrimin me të dhënat e një individi tjetër.
4- Përjashtimi i përgjegjësisë
  • Organizatori nuk mban përgjegjësi për dëmet materiale apo humbjen e pronës.
  • Organizatori nuk merr përgjegjësi për rreziqet shëndetësore të një pjesëmarrësi në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Tirana Triathlon. Është përgjegjësi e pjesëmarrësit të deklarojë mbi vlerësimin mjekësor të gjendjes së tij shëndësore para konkurimit.
5- Itenerari i garës

Distanca e notimin është 750 m. 

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen gjatë tërheqjes së numrave garues me një adeziv që duhet të vendoset në një pjesë të dukshme të trupit, me numrin identifikues të garimit për secilin pjesëmarrës. Syzet dhe kapucet e notimin janë personale. Snorkels ose pajisje të tjera notimi nuk janë të lejueshme. 

Gara e notit do të fillojë në Liqenin e Farkës pranë Parkut Helen. Gara do të filloj në anën e majtë të korsisë dhe të përfundojë në të djathtën. Garuesit do të notojnë një distancë prej 375 metra në vajtje dhe 375m në ardhje 

Gjatë gjithë itinerarit të notit do të ketë mjetë lundruese të cilat do të kujdesen për sigurinë e garës. 

 

Tranzicioni 1 (not-biçikletë) 

Pas përfundimin të notit çdo garues duhet të vrapojë për të shkruar në zonën e tranzicionit për të marrë bicikletën e tij.  

Në këtë zonë  ndalohet qëndrimi ii familjarëve apo trajnerëve. Biçikletat dhe helmetat janë personale dhe duhet të sillen nga pjesëmarrësit dhe të lihen në zonën e tranzicionit para fillimit të garës.  

Cdo garues duhet të vendos bicikleten e tij në numrin që korrispondon me numrin e tij të garimit.  

Pajisjet e notit vendosen brenda shportës përkatëse që ka secili garues.  

Vendosja e helmetës është e detyrueshme gjatë gjithë segmentit të biçikletes.  

Pedalimi në zonën e tranzicionit është rreptësisht i ndaluar, pjesëmarrësit duhet të fillojnë pedalimin në zonën e caktuar pasi të kalojnë zonën e tranzicionit. 

 

Itinerari i Bicikletës  

Itinerari i bicikletës ka një distancë prej 20 km.  Pas daljes nga zona e tranzicionit mund të filloni pedalimin drejt Xhamisë Farkë, më pas do të përshkruhen dy xhiro nga Xhamia deri në Rrethrrotullimin Teg dhe me pas ndiqet e njëjta rrugë nga xhamia për tu ktheyer në zonën e tranzicionit në Parkun Helen. 

Gjatë gjithë itinerarit do të jenë të pranishëm vullnetarë të cilët do t’ju ndihmojnë në identifikimin e itinerarit. 

Flamujt e kuq të ngritur nga vullnetarët sinjalizojnë pika të rrezikshme në rrugë që duhet të ngadalësojnë shpejtësinë e biçikletës. 

Tranzicioni 2 (Bicikletë- Vrap) 

Pedalimi në zonën e tranzicionit është rreptësisht i ndaluar, pjesëmarrësit duhet të ndalojnë pedalimin para hyrjes në zonën e tranzicionit. 

Garuesit duhet ta vendosin biçikletën në vendin e përcaktuar sipas numrave identifikues të garimit dhe pas fillon pjesa e fundit e garës, vrapimi. 

Itinerari i Vrapimit 

Itinerari i vrapimit është 5km. Vrapimi do të fillojë nga zona e tranzicionit për 2.5 përgjat liqenit të Farkës dhe 2.5 km në kthim. 

6- Mbajtja e kohës dhe pajisja me numra Bib
  • Të gjithë pjesëmarësit, të cilët janë regjistuar deri në datë 10 Qershor 2022, ora 00:00, do të mund të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib në datën 11 Qershor 2022 në çadrën e shërbimit, pranë liqenit të Farkës të ngritur nga organizatorët. Orari i këtij shërbimi do të jetë në datë 11 Qershor nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Pajisja me numrin garues dhe regjistruesin e kohës Bib mund të bëhet vetëm në këtë ditë. Të gjithë ata të cilët nuk do të mund të tërheqin numrin garues dhe matësin e kohës Bib në këtë datë, janë automatikisht të skualifikuar nga gara.
  • Çdo pjesëmarrës do të pajiset me 1 (një) numër në çadrën e shërbimit të ngritur nga organizatorët, në datën 11 Qershor 2022 pranë liqenit të Farkës. Ky numër është unik dhe identifikues për çdo pjesëmarrës. Para fillimit të garës çdo pjesëmarrës duhet ta ketë të vendosur në pjesë të dukshme të trupit, përkatësisht në pjesën e gjoksit ose barkut, tek biçikleta dhe kutia e sendeve personale. Numrat garues dhe matësit e kohës Bib duhet të jenë të vendosura deri në përfundim ose deri kur pjesëmarrësi dorëhiqet nga gara.
  • Garimi pa numrin dhe matësin e kohës Bib, me të cilin çdo pjesëmarrës është pajisur nga organizatorët, konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur me këtë shkelje. Kapërcimi i kufijve të itinerarit të përcaktuar nga organizatorët konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi. Përcaktimin e një shkeljeje mund ta bëjnë vetëm gjyqtarët.
7-Shpërblimi për fituesit
Pjesëmarrës si Individ
  • Të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do të arrijnë zonën e finishit do të paisjen me medaljen e pjesëmarrjes.
  • Për fituesit e 3 (tre) vendeve të para, do të ketë një shpërblim monetar sipas tabelës.
Tabela e Cmimeve
Gjinia Vendi I Vendi II Vendi III
Meshkuj 800 € 500 € 300 €
Femra 800 € 500 € 300 €

Pjesëmarrës në skuadër
  • Të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do të arrijnë zonën e finishit do të paisjen me medaljen e pjesëmarrjes.
  • Për fituesit e 3 (tre) vendeve të para, do të ketë një shpërblim monetar sipas tabelës.
Tabela e Cmimeve
Vendi I Vendi II Vendi III
800 € 500 € 300 €