
Suksesi i Tirana Triathlon, pa diskutim është dhe meritë e vullnetarëve tanë, të cilët si profesionistë të vërtetë e mbështesin këtë event me shumë përkujdesje.
TT2023 duke marrë përmasa dhe më gjigande na lind nevoja sërisht për mbështetjen tuaj, me mbi 200 vullnetarë të cilët të kenë mundësinë të ndihmojnë me detyra të ndryshme.
Të interesuarit të cilët do të regjistrohen fillimisht do te përcaktojnë së bashku me stafin organizator detyrat që duan të realizojnë dhe më pas do të trajnohen për to.
Të gjithë pjesëmarrësit në fund të eventit do të shpërblehen me një çertifikatë pjesëmarrje të nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë. Suksesin e garantuar do ta festojmë me një Volunteer Party!
Të gjithë të interesuarit për të qenë Vullnetar të Tirana Triathlon 2023 më poshtë mund të gjejnë formën e aplikimit.