loader image

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Tiranës tha se Parku i Farkës është shndërruar tashmë në një zgjedhje jo vetëm për fundjavën por edhe për zhvillimin e aktivitevete sportive. Më tej Veliaj shtoi se Tirana sot është një nga 10 qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë.

Jam shumë i lumtur që Lonely Planet e ka renditur Tiranën si një nga dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë. Kjo do të thotë se puna që kemi bërë bashkë, jo vetëm bashkia, por i gjithë qyteti me 1 milion banorë, ia kanë rritur emrin e Tiranës, që sot është një nga dhjetë qytetet më të vizitueshme në Europë

Parku i Farkës do të bëhet po aq popullor sa Parku i Liqenit, tha kreu i bashkisë, por kjo është vetëm çështje kohe.

leave a comment